
Gjatë këtij takimi, ministrja Haxhiu foli për progresin e arritur në sundimin e ligjit – për luftën anti-korrupsion, për dhunën në familje dhe çështje të tjera me interes të përbashket.
Ministrja Haxhiu, falënderoi përfaqësuesit e programeve nga Ambasada Amerikane për mbështetjen e vazhdueshme me programet e tyre në hartimin e legjislacionit dhe politikave të sistemit të drejtësisë në vend.
Palët ranë dakord që bashkëpunimi i tillë të vazhdojë edhe më tutje në fushën e sundimit të ligjit.