Skip to content
Ministrja Haxhiu priti në takim Raportuesin Special të OKB-së për Promovimin e së Vërtetës, Drejtësisë, Reparacioneve dhe Garantimit të mos-përsëritjes, z. Fabian Salvioli

Ministrja Haxhiu priti në takim Raportuesin Special të OKB-së për Promovimin e së Vërtetës, Drejtësisë, Reparacioneve dhe Garantimit të mos-përsëritjes, z. Fabian Salvioli

Prishtinë, 29/11/2022

Në këtë takim, ministrja Haxhiu informoi z. Salvioli, për iniciativat e ndërmarra nga Ministria e Drejtësisë dhe Qeveria në adresimin e krimeve të luftës duke theksuar në veçanti hartimin e Strategjisë për Drejtësi Trancionale, themelimin e Institutit për Dokumentimin e Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë, ngritjen e kapaciteteve për adresimin e krimeve të luftës në sistemin e drejtësisë, si dhe përmirësimin e legjislacion që mundëson gjykimin e këtyre krimeve në mungesë.

Ministrja Haxhiu theksoi se adresimi i krimeve të luftës dhe drejtësisë tranzicionale mbetet ndër top prioritet e Ministrisë së Drejtësisë, duke pasur në qendër viktimat, përvojat dhe nevojat e tyre.

Foto Galeria

Skip to content