Skip to content
Ministrja Haxhiu priti në takim Shefin e Njësisë të BE-së për Kosovë, z. Vassilis Maragos

Ministrja Haxhiu priti në takim Shefin e Njësisë të BE-së për Kosovë, z. Vassilis Maragos

Prishtinë, 23/03/2023

Në këtë takim u diskutua rreth zhvillimeve të fundit për sa i përket reformës në drejtësi, bashkëpunimit në mes të BE-së dhe Kosovës si dhe veprimet e përbashkëta tutje në fuqizimin e sundimit të ligjit.

Ministrja Haxhiu falënderoj z. Maragos për mbështetjen e vazhdueshme të Bashkimit Evropian në fushën e drejtësisë, duke u zotuar tutje për vazhdimin dhe finalizimin e reformave në drejtësi.

Në anën tjeter, z. Maragos edhe njëherë shprehu përkushtimin e BE-së në forcimin e sundimit të ligjit dhe gatishmërinë për veprimet e përbashkëta tutje, në drejtim të fuqizimit të pavarësisë, llogaridhënies dhe integritetit të sistemit gjyqësor për të mirën e qytetarëve të Kosovës dhe në pajtim me standardet Evropiane. Z. Maragos mirëpriti Deklaratën e Përbashkët të Zotimit të nënshkruar javën e kaluar dhe inkurajoi për zhvillimin e dialogut të politikave me BE-në.

Të pranishmit u dakorduan që ky bashkëpunim të vazhdoj tutje

Foto Galeria

Skip to content