Në takim, ministrja Haxhiu theksoi edhe njëherë rezultatet e deritanishme në fushën e sundimit të ligjit me theks luftën kundër korrupsionit duke përfshirë këtu Byronë për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, Strategjinë kundër Korrupsionit, reformën në drejtësi, pastaj adresimin dhe parandalimin e dhunës në familje dhe dhunës mbi bazë gjinore, por edhe drejtësinë tranzicionale.
Ministrja Haxhiu falenderoi misionin e UNDP-së për mbështetjen dhe kontributin e dhënë në fushën e sundimit të ligjit si dhe premtoi vazhdimësi të bashkëpunimit.
Ndërsa shefi i UNDP-së, Nuno Queiros theksoi gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit në veçanti në fushën e sundimit të ligjit, antikorrupsion dhe dhunës në familje.