Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka pritur në takim udhëheqësin e Departamentit për Bashkëpunim në Ambasadën Gjermane, Daniel Alker.
Përgjatë këtij takimi, u diskutua për fuqizimin e bashkëpunimit dhe vazhdimin e procesit të digjitalizimit të profesioneve të lira, si dhe për adresimin e dhunës me baza gjinore përmes zhvillimit të politikave në fushën sociale dhe qasjes në drejtësi për viktimat.
Si rezultat i bashkëpunimit të suksesshëm, të dyja palët u zotuan për vazhdimin e bashkëpunimit në proceset e reformës në drejtësi, politika sociale dhe ato familjare.