Skip to content
Ministrja Haxhiu priti në takim zyrtar homologen nga Republika Federale e Austrisë, ministren Alma Zadić

Ministrja Haxhiu priti në takim zyrtar homologen nga Republika Federale e Austrisë, ministren Alma Zadić

Prishtinë, 28/03/2024

Ministrja Haxhiu në fjalën e saj tha se çdo ditë e më shumë, Republika e Kosovës po vazhdon të ndërtojë marrëdhënie të mira bilaterale me vende të tjera, të cilat vazhdojnë ta ndihmojë shtet-ndërtimin e vendit tonë, por edhe forcimin e subjektivitetit juridik ndërkombëtar.

Tutje, ministrja Haxhiu tha se Deklarata e Përbashkët lidhur me Fuqizimin e Sundimit të Ligjit, por edhe procesi i fillimit të negocimit të Marrëveshjes për Bashkëpunim Gjyqësor në Çështjet Penale, përveç se thellojnë marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve Kosovë-Austri, gjithashtu kontribuojnë edhe në fuqizimin e sundimit të ligjit.

Ministrja Haxhiu tregoi se për gjatë tre viteve qeverisje, janë shënuar 29 akte/marrëveshje ndërkombëtare si dhe nisma për marrëveshje të nënshkruara dhe miratuara, mbi 16,701 kërkesa dhe përgjigje në kuadër të bashkëpunimit juridik ndërkombëtar, 144 persona të ekstraduar në periudhën mars 2021 – mars 2024, por gjithashtu 21 persona të transferuar për periudhën e njëjtë.

Në fund, ministrja Haxhiu falënderoi Republikën Federale të Austrisë për ndihmë në çlirim dhe shtet ndërtim të Republikës së Kosovës dhe për vullnetin e treguar për fuqizim të sundimit të ligjit.

Ndërsa Ministrja e Drejtësisë nga Republika Federale e Austrisë, Alma Zadić tha se vendi i saj i njeh përpjekjet dhe arritjet e Kosovës për sundimin e ligjit dhe se mbeten mbështetësit afatgjatë në fushën e sundimit të ligjit.

Tutje ministrja Zadić tha se Republika Federale e Austrisë do ta mbështesë Kosovën për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe në procesin e mëtutjeshëm integrues në Bashkimin Evropian.

Foto Galeria

Skip to content