Skip to content
Ministrja Haxhiu priti sot në takim drejtoren e NDI në Kosovë, znj. Nancy Soderberg

Ministrja Haxhiu priti sot në takim drejtoren e NDI në Kosovë, znj. Nancy Soderberg

Prishtinë, 21/05/2024

Gjatë takimit u diskutua rreth parandalimit dhe adresimit të dhunës në Familje, dhunës me bazë gjinore dhe dhunës ndaj grave. Ministrja Haxhiu njoftoi znj. Soderberg në planet e Ministrisë së Drejtësisë për adresimin e këtij fenomeni duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërinsitucional dhe shoqëror për parandalimin e dhunës në Familje.

Znj. Soderberg falënderoi Ministren për punën që ka bërë Ministria e Drejtësisë në këtë drejtim si dhe shprehu vullnetin dhe gatishmërinë e NDI për të zgjeruar dhe kontribuar në parandalimin, lufitimin dhe adresimin e këtij fenomeni.

Foto Galeria

Skip to content