
Ministrja Haxhiu shprehi vullnetin dhe mbështetjen e pakursyer për të proceduar më tutje kërkesat e sindikatës së punëtorëve, në mënyrë që të gjithë ata, pa dallim, të kenë kushte më të përshtatshme pune, të trajtohen më me dinjitet dhe ta kenë respektin e merituar dhe mbështetjen institucionale.
Ajo njoftoi përfaqësuesit e sindikatës që Qeveria e Republikës së Kosovës po angazhohet gjithandej sektorëve drejt një progresi të dukshëm sa i përket edhe përplotësimit të kushteve të punës por edhe shërbimeve të merituara të punëtorëve qoftë në nivel të sigurimeve shëndetësore, pensioneve, përmirësim të pagave, kushteve të punës etj, ndonëse pandemia COVID-19 ka vështirësuar në ritmin e realizimit të këtyre qëllimeve, gjithsesi do të punohet pandalshëm në atë drejtim.
Përfaqësuesit e Sindikatës shprehën mirënjohjen për pritjen e Ministres dhe konsideratën për kërkesat e tyre të shprehura në takim, ndërsa ministrja Haxhiu falënderoi për punën dhe angazhimin si dhe adresimin e kërkesave të përbashkëta të punëtorëve.