Skip to content
Ministrja Haxhiu priti sot në takim Ministrin e Zyrës së Kabinetit të Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar, Michael Ellis të shoqëruar nga Ambasadori, Nicholas Abbott

Ministrja Haxhiu priti sot në takim Ministrin e Zyrës së Kabinetit të Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar, Michael Ellis të shoqëruar nga Ambasadori, Nicholas Abbott

Prishtinë, 08/04/2022

Ministrja Haxhiu shprehu falënderim për vizitën dhe njëherit mirënjohjen që Britania e Madhe po e mbështetë në vazhdimësi Republikën e Kosovës në sfera të përgjithshme e në veçanti me ndihmën e ofruar në ekspertizë në sistemin e drejtësisë.

Në këtë takim ministrja Haxhiu e informoi nga afër ministrin Ellis, për reformën në sistemin e drejtësisë si dhe prioritetet që ka ndërmarrë në këtë mandat, të cilat përkojnë edhe me zotimet ndaj qytetarëve.

Në anën tjetër, ministri Ellis, shprehu gatishmërinë e plotë për të ndihmuar në nismat e ndërmarra nga ministrja Haxhiu, përkitazi me prioritet e vëna dhe me qëllim të funksionimit dhe zbatimit të ligjit.

Ministrja Haxhiu falënderoi edhe Ambasadorin, Nicholas Abbott për përkushtimin e tij të pakursyer, dhe ndihmën e ofruar, Ambasadën e Mbretërisë së Britanisë, e cila është një urëlidhëse mjaft e vlefshme për të dy vendet tona.
Palët përshëndetën njëri-tjetrin për bashkëpunimin e deri tashëm dhe vlerësuan që ky bashkëpunim të thellohet edhe më tej në vazhdim.
 

Foto Galeria

Skip to content