Skip to content
Ministrja Haxhiu: Reforma sociale do të krijojë një sistem të qëndrueshëm financiar

Ministrja Haxhiu: Reforma sociale do të krijojë një sistem të qëndrueshëm financiar

Prishtinë, 21/03/2023

Në fjalën e saj, Haxhiu tha se Ministria e Drejtësisë është duke punuar në projektligjin e ri për Shërbime Sociale i cili pritet të hyjnë në program legjislativ më së largu në muajin qershor, e që pritet t’i hapë rrugë hartimit të akteve tjera nënligjore të cilat rregullojnë fushën e këtyre shërbimeve.

“ Ideja jonë është që gjatë reformës sociale të krijojmë një sistem të qëndrueshëm të financimit me qëllim që kategoritë në nevojë sociale të marrin shërbimet sociale të nevojshme, e shpesh herë edhe të domosdoshme”, tha ministrja Haxhiu.

Ministrja Haxhiu tregoi se përmes këtij projektligji do të krijohet një sistem i qëndrueshëm financiar për institucionet që ofrojnë shërbime sociale, në veçanti të strehimoreve dhe qendrave të përkujdesit ditorë për kategori të ndryshme si: fëmijë në gjendje rruge, fëmijë në punë të rënda, fëmijë viktima të dhunës seksuale, fëmijë dhe të rinj viktima të përdorimit të narkotikëve, të moshuarve pa përkujdesje familjare dhe fëmijë dhe të rinj me aftësi të kufizuar etj.

Gjatë kësaj konference, ministrja Haxhiu tha se qasja bashkëpunuese në mes të Qeverisë, Ministrisë dhe shoqërisë civile, do të sjell reformë të mirëfilltë tw shërbimeve sociale.

Po ashtu, ministrja Haxhiu tregoi se në kuadër të reformës për shërbimet sociale, ka themeluar Grupin Punues për mbledhjen dhe përpunimin e të dhënave për gjendjen e Qendrave për Punë Sociale si dhe janë realizuar një sërë vizitash në institucionet strehuese për viktimat e dhunës dhe fëmijët.

Foto Galeria

Skip to content