Skip to content
Ministrja Haxhiu së bashku me zëvendësministren Shala, kanë zhvilluar një vizitë në qendrat e strehimoreve në Gjilan dhe në Ferizaj

Ministrja Haxhiu së bashku me zëvendësministren Shala, kanë zhvilluar një vizitë në qendrat e strehimoreve në Gjilan dhe në Ferizaj

Prishtinë, 30/11/2021

Me po këto sfida është duke u ballafaquar edhe Strehimorja në Ferizaj, “Shtëpia ime”, ku sipas drejtoreshës Sevdie Bunjaku, kushtet në të cilat punon strehimorja si dhe buxheti i vogël, janë ndër pengesat kryesore të punës së tyre.

Ministrja Haxhiu së bashku me Zëvendësministren, përkatësisht Koordinatoren Nacionale Kundër Dhunës në Familje, Nita Shala, në këto takime theksuan se mbeten të angazhuara në trajtimin e këtyre problematikave dhe në ofrimin e zgjidhjeve më afatgjata për këto strehimore.

Ministra Haxhiu tha se "Ministria e Drejtësisë dhe Qeveria bashkë me Kuvendin e Republikës së Kosovës, përkatësisht Komisionin për të Drejtat e Njeriut janë duke punuar në draftin e ligjit për mbrojtje nga dhuna në familje përmes të cilit parashihet një linjë e veçantë buxhetore për këto strehimore si dhe shtimin e kapaciteteve njerëzore varësisht nga nevojat e strehimoreve". Shumë nga çështjet e ngritura, janë duke u trajtuar po ashtu përmes Strategjisë Kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje, theksoi Ministrja.

Duke vlerësuar lartë angazhimin në këtëdrejtim, Ministrja theksoi se këto aktivitete nuk do të mbesin vetëm në kuadër të fushatës “16 ditë e aktivizmit kundër dhunës në baza gjinore” por të njëjtat do të zhvillohen në vazhdimësi me qëllim kryesor sensibilizimin e opinionit publik, po ashtu parandalimit të dhunës në familje, dhunës në baza gjinore, dhunës ndaj grave dhe në anën tjetër thirrja për mosneglizhencë të rasteve të dhunës së raportuar tek institucionet përkatëse.

Ministrja Haxhiu shprehu rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional, përfshirë shoqërinë civile dhe mediat, të cilat luajnë rol shumë të rëndësishëm në trajtimin dhe parandalimin e rasteve të dhunës në familje.

Nga Ministria e Drejtësisë nuk do të mungojë bashkëpunimi dhe përkrahja e nevojshme për këto strehimore.

Skip to content