Skip to content
Ministrja Haxhiu sot ka takuar homologun e saj nga Turqia, Abdulhamit Gül

Ministrja Haxhiu sot ka takuar homologun e saj nga Turqia, Abdulhamit Gül

Prishtinë, 22/11/2021

Ministri Gül i uroi mirëseardhje Ministres në Republikën e Turqisë me ç'rast e falënderoi Kosovën si vend mik për bashkëpunimin e deritanishëm dhe u shpreh i gatshëm që të thellohet ky bashkëpunim në të ardhmen.

Ministrja Haxhiu e falënderoi Ministrin për pritjen e ngrohtë dhe shprehu interesimin për thellimin e marrëdhënieve me shtetin mik që pakursyer po i ndihmon Kosovës në procese me rëndësi të veçantë.

Gjatë këtij takimi, Ministrat u dakorduan që të nisin procedurat për lidhjen e marrëveshjeve bilaterale në fushën civile, ndihmën tekniko-administrative për digjitalizimin e sistemit të Noterisë si dhe përshpejtimin e ratifikimit të marrëveshjeve bilaterale në fushën penale nga shteti Turk.

Skip to content