
Ministrja Haxhiu sot ka vizituar strehimoren “Shtëpia e sigurtë” në Gjakovë
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu sot ka vizituar strehimoren “Shtëpia e Sigurtë” në Komunën e Gjakovës. Në këtë takim, Ministrja u prit nga drejtorja ekzekutive znj. Erblina Dinarama dhe stafi i strehimores.
Ministrja Haxhiu shprehu mirënjohjen për punën e jashtëzakonshme që bëjnë strehimoret si dhe i njoftoi për planet dhe punën për mbështetje të vazhdueshme institucionale për të njejtat.
Gjatë vitit 2022 në regjionin e Gjakovës janë raportuar 255 raste të dhunës në familje ndërsa në “Shtëpinë e Sigurtë” kanë gjetur strehim dhe mbështetje 171 raste.