
Gjatë takimit, Ministrja Haxhiu e njoftoi zonjën Bräutigam për punët dhe angazhimin për parandalimin dhe adresimin e dhunës në familje dhe asaj me bazë gjinore, duke theksuar edhe sfidat e shumta me të cilat po ballafaqohemi në përditshmëri.
Ndërkaq znj. Bräutigam u shpreh pozitive për progresin e Kosovës dhe angazhimin në avancimin e të drejtave të njeriut dhe adresimin e dhunës në familje.
Bashkëpunimi konkret ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Gjermanisë u dakorduam që të intesifikohet edhe në avancimin e të drejtave të njeriut dhe adresimit të dhunës në familje.