Skip to content
Ministrja Haxhiu takohet me Ambasadoren e Frances, Marie-Christine Butel

Ministrja Haxhiu takohet me Ambasadoren e Frances, Marie-Christine Butel

Prishtinë, 19/02/2020

Me këtë rast, Ministrja Haxhiu falënderoi ambasadoren Butel për mbështetjen dhe përkrahjen e vazhdueshme të Francës ndaj Kosovës në fushën e drejtësisë duke përfshirë këtu edhe bashkëpunimin juridik ndërkombëtar.

Ministrja Haxhiu tha se është i domosdoshëm bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtar dhe me shtetet e fuqishme sikurse Franca, në mënyrë që të arrihet një rezultat i mirë në sundimin e ligjit në Kosovë.

Ndërsa Ambasadorja Butel, uroi ministren Haxhiu për detyrën e saj duke vlerësuar se Franca do të vazhdojë të mbështes Kosovë në fushën e sundimit të ligjit dhe shtetit të së drejtës.

Skip to content