
Në fjalën e saj, ministrja Haxhiu kërkoi që të punohet me seriozitet në parandalimin e kontrabandës në burgje, ngritjen e sigurisë, krijimin e kushteve dhe për respektimin e të drejtave të të burgosurve.
Tutje ministrja Haxhiu shprehu mbështetje për Shërbimin Korrektues të Kosovës në aspektin ligjor dhe atë financiar, ndërsa kërkoi që tu jepet mbështetje edhe grave të punësuara në institucionet korrektuese.
Ndërsa drejtorët e burgjeve kanë raportuar për arritjet, sfidat dhe synimet të cilat janë përkitazi me planin e punës dhe realizimin e strategjive dhe planifikimeve për vitin 2024.
Sipas tyre çështje shqetësuese mbetet trajtimi i të burgosurve të cilët kanë vendim për trajtim psikiatrik. Drejtorët shprehen vullnetin që me përkushtim të pakursyer dhe përgjegjësi të plotë, t'i permbushin obligimet në perputhje me përgjegjësitë e tyre.