
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu sot është takuar me Kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore në Prizren, Admir Shala, me të cilin kanë diskutuar çështjet e interesit të përbashkët në fushën e drejtësisë.
Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi mbi fuqizimin e bashkëpunimit në aspektin e drejtësisë, në drejtim të luftimit të kriminalitetit dhe korrupsionit si dhe është diskutuar për rastet e dhunës në familje dhe Ligjin për parandalimin dhe adresimin e dhunës në familje.
Ministrja Haxhiu është njoftuar për punët, sfidat dhe synimet e prokurorisë Themelore në Prizren dhe po ashtu, është diskutuar për ndarjen e parcelës për ndërtimin e objektit të ri të prokurorisë.
Në fund të takimit ministrja Haxhiu dhe Kryeprokurori Shala u dakorduan për vazhdimin e bashkëpunimit të ndërsjellë në kuptim të adresimit dhe jetësimit të reformave në drejtësi.