
Ministria e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka mirëpritur në takim një grup të studentëve të Akademisë së Gjenevës, programi Master në fushën e Drejtësisë Tranzicionale, të Drejtat e Njeriut dhe Sundimi i Ligjit.
Para studentëve, ministrja Haxhiu, shpalosi prioritetet në fushën e sundimit të ligjit, adresimin e krimeve të luftës, si dhe ndërtimin e shtetit të së drejtës. Ndërsa studentët e Akademisë së Gjenevës, u interesuan të dinë më shumë rreth sistemit të drejtësisë në Kosovë.