Skip to content
Ministrja Haxhiu takoi Ambasadorin e OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport

Ministrja Haxhiu takoi Ambasadorin e OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport

Prishtinë, 06/03/2023

Fillimisht Ministrja Haxhiu njoftoi për së afërmi Ambasadorin Davenport për progresin e arritur në realizmin e procesit të Vetingut, duke informuar gjithashtu edhe për veprimet tutje në adresimin e kësaj reformë përmbajtjesore.  

Tutje, reforma në Sistemin Prokurorial, Byroja Shtetërore për Konfiskimin Civil, adresimi i dhunës në familje dhe ngritja e mekanizmave ligjor në ketë drejtim, sikurse edhe bashkëpunimi me OSBE në aktivitetet e muajit mars, me fokus ndërgjegjësimin shoqëror e institucional kundër dhunës në familje dhe me bazë gjinore,  ishin po ashtu tema të trajtuara në këtë takim. Është diskutuar edhe për bashkëpunimin dhe bashkërendimin e veprimeve të Ministrisë së Drejtësisë me institucionet tjera të drejtësisë si Këshillin Gjyqësor, atë Prokurorial e të tjerë, të cilat përmes adoptimit të një plani të përbashkët të veprimit, do të adresonin nevojën e ndryshimeve të tjera ligjore për përmirësimin e llogaridhënies, performancës, disiplinimit dhe transparencës në drejtësi. 

Bashkëpunimi me OSBE-në mbetet përherë i vlefshëm dhe se i tillë do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Foto Galeria

Skip to content