Skip to content
Ministrja Haxhiu takoi drejtoreshën e Drejtorisë së KiE-së, për Dinjitet Njerëzor, Barazi dhe Qeverisje, Claudia Luciani

Ministrja Haxhiu takoi drejtoreshën e Drejtorisë së KiE-së, për Dinjitet Njerëzor, Barazi dhe Qeverisje, Claudia Luciani

Prishtinë, 29/03/2023

Gjatë këtij takimi, ministrja Haxhiu dhe drejtoresha Luciani, diskutuan për adresimin e dhunës në familje, dhunës në baza gjinore dhe dhunën ndaj grave.
Po ashtu, ministrja Haxhiu gjatë takimit foli dhe për veprimet që ka ndërmarr Ministria e Drejtësisë lidhur me adresimin dhe luftimin e këtij fenomeni, duke përmendur kështu Strategjinë Kombëtare për Mbrojtje nga Dhuna në Familje  dhe Dhuna ndaj Grave (2022-2026), pastaj lansimin e Protokollit Shtetëror për Trajtimin e Rasteve të Dhunës Seksuale dhe Kurrikulën për Trajnimin e Profesionistëve për ofrimin e Programeve për Kryesitë e Dhunës në Familje.
Ministrja Haxhiu vlerësoi lartë bashkëpunimin e deritashëm me Këshillin e Evropës sidomos në iniciativat e ndërmarra për të plotësuar kuadrin ligjor sa i përket garantimit të të drejtave të grave, ndihmës ligjore dhe parandalimit të dhunës në baza gjinore.

Foto Galeria

Skip to content