Skip to content
Ministrja Haxhiu takoi Kongresistin amerikan, Ritchie Torres

Ministrja Haxhiu takoi Kongresistin amerikan, Ritchie Torres

Prishtinë, 22/11/2022

Reforma në drejtësi, adresimi i krimeve të luftës, gjykimi në mungesë, dhuna në familje, dhe iniciativat të tjera reformuese që kanë të bëjnë me rritjen e integritetit dhe llogaridhënies brenda sistemit të drejtësisë, ishin disa nga temat të cilat patën qendrën e vëmendjen në diskutim.

Ministrja Haxhiu, i shprehu falënderimet kongresistit Torres, për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, aleancë kjo e cila çdo herë do të mbetet e pazëvendësueshme.

Nga të dy palët pati pajtueshmëri që bashkëpunimi i institucioneve të Republikës së Kosovës, respektivisht të Ministrisë së Drejtësisë me akterë nga institucionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të thellohet edhe më tej.

Foto Galeria

Skip to content