
Ministrja Haxhiu e shoqëruar me përfaqësues nga Kabineti dhe Ministria e Drejtësisë, priten në takim delegacionin në përbërje nga znj. Flutura Kusari – përfaqësuese nga Qendra Evropiane për Lirinë e Shtypit dhe Mediave, znj. Roberta Tavere – përfaqësuese nga ARTICLE 19, z. Ricardo Gutiérrez – përfaqësues nga Federata Evropiane e Gazetarëve dhe bashkëpunëtorë të tjerë, me ç’rast u diskutua rreth trajtimit të lirisë së mediave dhe gazetarëve, progreset e shënuara në këtë drejtim dhe sfidat me të cilat ballafaqohen mediat edhe më tej.
Nga ky delegacion, u shprehën mirënjohje për sukseset e shënuara në shumë drejtime në relacionin me mediat, duke përgëzuar në veçanti Ministrinë e Drejtësisë për transparencën e plotë dhe komunikimin e rregullt me gazetarët për temat të cilat ata konsiderojnë me interes për t’i trajtuar ato. Tutje përfaqësuesit e delegacionit, theksuan rekomandimet e tyre specifike për të përmirësuar edhe më tutje qasjen e institucioneve në këtë relacion.
Ministrja Haxhiu falënderoi delegacionin për vizitën dhe shprehu gatishmërinë për të trajtuar me seriozitet rekomandimet dhe komentet e dalura nga Raporti i Këshillit të Evropës lidhur me çështjet që përkojnë me mediat.
Më tej, ministrja Haxhiu tha se Institucioni të cilën ajo drejton është e përgjegjshme ndaj çdo kërkese të mediave dhe se është shembull i dëshmuar në përkushtimin e vazhdueshëm në raport me transparencën, ofrimin në qasje të dokumenteve zyrtare dhe përgjigjet për pyetjet të cilët shtrojnë ata, duke i trajtuar njësoj dhe pa dallim.
Përfaqësuesit tjerë në këtë takim ishin nga organizatat: ARTICLE 19, Committee to Protect Journalists, European Broadcasting Union, European Centre for Press and Media Freedom, European Federation of Journalists, International Press Institute dhe Reporters Without Borders.