Skip to content
Ministrja Haxhiu takoi Shefin e ri të Zyrës së BE-së në Kosovë, Aivo Orav

Ministrja Haxhiu takoi Shefin e ri të Zyrës së BE-së në Kosovë, Aivo Orav

Prishtinë, 23/09/2024

Gjatë këtij takimi, ministrja Haxhiu e njoftoi Ambasadorin Orav për punën dhe arritjet e deritanishme në Ministrinë e Drejtësisë brenda mandatit, duke theksuar këtu reformën në drejtësi, luftimin e korrupsionit, adresimin e krimeve të luftës, parandalimin dhe adresimin e dhunës në familje dhe fuqizimin e Shërbimeve Sociale dhe Familjare si dhe ato të Profesioneve të Lira mes tjerash.

Në takim gjithashtu është diskutuar për rëndësinë e reformes në drejtësi dhe për çështje të tjera në kuptim të bashkëpunimit në forcimin e rendit dhe sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës.

Në fund, ministrja Haxhiu falënderoi Ambasadorin e ri të BE-së në Kosovë për gatishmërinë dhe vullnetin për bashkëpunim dhe mbështetje për Republikën e Kosovës.

Foto Galeria

Skip to content