Skip to content
Ministrja Haxhiu takoi udhëheqësit e Shërbimit Korrektues të Kosovës, drejtorët e qendrave korrektuese dhe atyre të paraburgimit

Ministrja Haxhiu takoi udhëheqësit e Shërbimit Korrektues të Kosovës, drejtorët e qendrave korrektuese dhe atyre të paraburgimit

Prishtinë, 30/09/2021

Me këtë rast, ministrja Haxhiu, kërkoi nga udhëheqësit e institucioneve korrektuese që të kryejnë të gjitha obligimet në mënyrën më të mirë të mundshme duke bërë maksimumin brenda kompetencave dhe detyrave ligjore.

Ministrja Haxhiu, ka vlerësuar punën e mirë të drejtoreve në respektimin e të drejtave të të burgosurve, si dhe punën që po bëhet në parandalimin e kontrabandës dhe dukurive negative në institucione korrektuese.

Në fund të takimit, ministrja i inkurajoi drejtuesit e institucioneve korrektuese që të punojnë me nderë dhe profesionalizëm, sepse ndaj shkeljeve ligjore dhe shkelësve të ligjit do të merren të gjitha masat e nevojshme duke i adresuar tek organet kompetente.

Ky është standardi i ri që sjellë Ministria e Drejtësisë, për të cilën duhet të jenë të vetdijshëm që të gjithë.

Skip to content