Skip to content
Ministrja Haxhiu takon Ambasadoren Apostolova: Fuqizohet plan-veprimi i përbashkët për reformën në drejtësi

Ministrja Haxhiu takon Ambasadoren Apostolova: Fuqizohet plan-veprimi i përbashkët për reformën në drejtësi

Prishtinë, 13/02/2020

Me këtë rast, ministrja Haxhiu ka falënderuar znj. Apostolova për përkrahjen e vazhdueshme të Bashkimit Evropian për Kosovën, duke theksuar rëndësinë e vazhdimësisë dhe thellimin e këtij bashkëpunimi.

Ministrja Haxhiu e ka njoftuar Shefen e Zyrës së BE-së, me prioritetet kryesore të cilat do t’i ndërmerr gjatë mandatit të saj dhe e siguroi se mbeten të përkushtuar në zbatimin e agjendës evropiane, përfshirë reformën në drejtësi, e cila do të ndjeket sipas standarteve ndërkombëtare dhe do të shënoj kthesën e duhur në luftën e pandalshme kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit si dhe forcimin e shtetit të së drejtës.

Gjatë takimit, u garantua mbështetje e mëtejshme nga Zyra e Bashkimit Evropian  dhe njëherit u pajtuan për fuqizimin e instrumenteve bashkëpunuese përmes projekteve të përbashkëta për të avancuar më tej me reformat që do të forcojnë shtetin e së drejtës.

Skip to content