Skip to content
Ministrja Haxhiu takon Ambasadorin e Turqisë, Çağri Sakar

Ministrja Haxhiu takon Ambasadorin e Turqisë, Çağri Sakar

Prishtinë, 28/02/2020

Në takim, ministrja Haxhiu ka falënderuar Ambasadorin Sakar  për mbështetjen e vazhdueshme që Turqia ofron për Kosovën, dhe njëherit diskutuan për rëndësinë e bashkëpunimit në fushat e caktuara me qëllim që të avancohet përpara agjenda me prioritetet që kanë të bëjnë me luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, sundimin e ligjit si dhe forcimin e shtetit të së drejtës.

Ambasadori Sakar, shprehu gatishmërinë për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit duke ofruar përvojat më të mira nga Turqia për të ndihmuar Kosovën dhe institucionet e saj në arritjen e progresit të kërkuar.

Skip to content