
Gjatë takimit, ministrja Haxhiu ka falënderuar Mbretërinë e Bashkuar për mbështetjen për reformën në drejtësi me fokus të veçantë Vetingun, sundimin e ligjit dhe sigurinë.
Tutje ministrja Haxhiu foli për proceset që është duke ndërmarrë Ministria e Drejtësisë në kompletimin e reformës në drejtësi, luftimin e kontrabandës në burgje, adresimin e dhunës në familje dhe asaj me bazë gjinore etj.
Ministrja Haxhiu dhe Sekretari, Lord Alex Chalk folën edhe për lidhjen e marrëveshjeve ndërmjet të dyja vendeve, të cilat kanë të bëjnë me ekstradimin, transferimin e personave të dënuar por gjithashtu, edhe marrëveshjen për ndihmë të ndërsjellë juridike në çështjet penale.
Ministrja Haxhiu falënderoi Lordin Alex Chalk për mbështetjen e vazhdueshme që Mbretëria e Bashkuar ka bërë për Kosovën dhe u zotuan për thellim të bashkëpunimit ndërmjet të dyja vendeve.