Skip to content
Ministrja Haxhiu thekson përkushtimin e institucioneve në luftën kundër korrupsionit

Ministrja Haxhiu thekson përkushtimin e institucioneve në luftën kundër korrupsionit

Prishtinë, 09/12/2022

Kjo kampanjë ka për qëllim sensibilizimin e institucioneve, bizneseve dhe qytetarëve mbi nevojën për të punuar së bashku drejt çrrënjosjes së korrupsionit, që mbetet parakushti kryesor për të bërë progres në secilën sferë: drejtësi, zhvillim dhe mirëqenie.

Simbolikë e këtij aktiviteti është “vaksinimi” kundër korrupsionit, për të treguar vullnet qytetar por edhe institucional se kjo duhet të ndodhë çdo ditë dhe duhet të fillojë me se secilin prej nesh, me familjet tona, institucionet dhe shoqërinë. Personi i parë që  në mënyrë simbolike “u imunizua nga korrupsioni” ishte Ministrja Albulena Haxhiu.

Me këtë rast Ministrja Haxhiu nënvizoi përkushtimin e institucioneve në luftën kundër korrupsionit, luftë kjo, që po jetësohet përmes një serie të iniciativave institucionale.

“𝑃𝑢𝑛𝑎 𝑑ℎ𝑒 𝑝𝑒̈𝑟𝑘𝑢𝑠ℎ𝑡𝑖𝑚𝑖 𝑦𝑛𝑒̈ 𝑛𝑒̈ 𝑙𝑢𝑓𝑡𝑒̈𝑛 𝑘𝑢𝑛𝑑𝑒̈𝑟 𝑘𝑜𝑟𝑟𝑢𝑝𝑠𝑖𝑜𝑛𝑖𝑡 𝑗𝑒𝑡𝑒̈𝑠𝑜ℎ𝑒𝑡 𝑛𝑒̈ 𝑖𝑛𝑖𝑐𝑖𝑎𝑡𝑖𝑣𝑎𝑡 𝑞𝑒̈ 𝑘𝑒𝑚𝑖 𝑛𝑑𝑒̈𝑟𝑚𝑎𝑟𝑟 𝑠𝑖 𝑉𝑒𝑡𝑖𝑛𝑔𝑢 𝑛𝑒̈ 𝑆𝑖𝑠𝑡𝑒𝑚𝑖𝑛 𝑒 𝐷𝑟𝑒𝑗𝑡𝑒̈𝑠𝑖𝑠𝑒̈, 𝐿𝑖𝑔𝑗𝑖 𝑝𝑒̈𝑟 𝐵𝑦𝑟𝑜𝑛𝑒̈ 𝑆ℎ𝑡𝑒𝑡𝑒̈𝑟𝑜𝑟𝑒 𝑝𝑒̈𝑟 𝑉𝑒𝑟𝑖𝑓𝑖𝑘𝑖𝑚𝑖𝑛 𝑑ℎ𝑒 𝐾𝑜𝑛𝑓𝑖𝑠𝑘𝑖𝑚𝑖𝑛 𝑒 𝑃𝑎𝑠𝑢𝑟𝑖𝑠𝑒̈ 𝑠𝑒̈ 𝑃𝑎𝑗𝑢𝑠𝑡𝑖𝑓𝑖𝑘𝑢𝑒𝑠ℎ𝑚𝑒, 𝑑𝑢𝑘𝑒 𝑣𝑎𝑧ℎ𝑑𝑢𝑎𝑟 𝑚𝑒̈ 𝑝𝑎𝑠 𝑚𝑒 𝑃𝑎𝑘𝑜𝑛 𝑒 𝐿𝑖𝑔𝑗𝑒𝑣𝑒 𝑝𝑒̈𝑟 𝑃𝑟𝑜𝑘𝑢𝑟𝑜𝑟𝑖𝑛𝑒̈, 𝐿𝑖𝑔𝑗𝑖 𝑝𝑒̈𝑟 𝐴𝑔𝑗𝑒𝑛𝑐𝑖𝑛𝑒̈ 𝑝𝑒̈𝑟 𝑃𝑎𝑟𝑎𝑛𝑑𝑎𝑙𝑖𝑚𝑖𝑛 𝑒 𝐾𝑜𝑟𝑟𝑢𝑝𝑠𝑖𝑜𝑛𝑖𝑡, 𝐿𝑖𝑔𝑗𝑖 𝑝𝑒̈𝑟 𝐷𝑒𝑘𝑙𝑎𝑟𝑖𝑚𝑖𝑛, 𝑃𝑟𝑒𝑗𝑎𝑟𝑑ℎ𝑗𝑒𝑛 𝑑ℎ𝑒 𝐾𝑜𝑛𝑡𝑟𝑜𝑙𝑙𝑖𝑛 𝑒 𝑃𝑎𝑠𝑢𝑟𝑖𝑠𝑒̈ 𝑑ℎ𝑒 𝐷ℎ𝑢𝑟𝑎𝑡𝑎𝑣𝑒 𝑑ℎ𝑒 𝑠ℎ𝑢𝑚𝑒̈ 𝑖𝑛𝑖𝑐𝑖𝑎𝑡𝑖𝑣𝑎 𝑡𝑒̈ 𝑡𝑗𝑒𝑟𝑎 𝑞𝑒̈ 𝑗𝑎𝑛𝑒̈ 𝑛𝑒̈ 𝑝𝑟𝑜𝑐𝑒𝑠 𝑎𝑝𝑜 𝑡𝑎𝑠ℎ𝑚𝑒̈ 𝑗𝑎𝑛𝑒̈ 𝑚𝑖𝑟𝑎𝑡𝑢𝑎𝑟,” tha Ministrja Haxhiu.

Gjatë kësaj ngjarje KDI ka shpërndarë Abetaren Kundër Korrupsionit – një përmbledhje me shpjegime të thjeshta të koncepteve të korrupsionit.

Skip to content