Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, nisi vizitën zyrtare dy ditore në Tiranë, me një takim me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, z. Bajram Begaj. Në këtë takim u diskutuan marrëveshjet e deritanishme në mes të dyja vendeve tona, progresin e arritur në reformën në drejtësi dhe rëndësinë e forcimit të mëtejmë të bashkëpunimit me theks në vazhdimin e mbështetjes së Kosovës në anëtarësim në mekanizma ndërkombëtar.
Ministrja Haxhiu shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme që Presidenti Begaj po i ofron Kosovës.