Skip to content
Ministrja Haxhiu u prit në takim zyrtar nga ministrja e Drejtësisë e Letonisë, Inese Lībiņa-Egnere

Ministrja Haxhiu u prit në takim zyrtar nga ministrja e Drejtësisë e Letonisë, Inese Lībiņa-Egnere

Prishtinë, 02/10/2024

Ministrja Haxhiu fillimisht falënderoi ministren Lībiņa-Egnere, për përkrahjen që shteti i Letonisë i ka dhënë Republikës së Kosovës në procesin e integrimit Evropian, anëtarësimin në organizata ndërkombëtare si dhe liberalizimin e vizave.

Gjatë takimit, ministrja Haxhiu potencoi rëndësinë e bashkëpunimit me Letoninë në fushën e drejtësisë, përmes ngritjes së kapaciteteve infrastrukturore për digjitalizimin e sistemit në Kosovë, përdorimin e të dhënave të gjyqësorit në politikëbërje, si dhe bashkëpunimit në fushën e trajnimeve të veçanta për gjyqësorin dhe stafin tjetër.

Ministrja Lībiņa-Egnere falënderoi ministren Haxhiu për vizitën e parë zyrtare në Letoni dhe u zotua për bashkëpunimin në mes të dy vendeve, vazhdimin e përkrahjes së Kosovës në integrimin euroatlantik, si dhe për mundësitë për projekte dhe veprime të përbashkëta në të ardhmen, veçanërisht në fushat e lartpërmendura.

Letonia është shtet mik i Kosovës andaj edhe bashkëpunimi në mes të dy shteteve po thellohet çdo ditë edhe në fushën e drejtësisë.

Skip to content