Gjatë takimit është diskutuar për mundesitë e bashkëpunimit në realizimin e aktiviteteve me ndjeshmëri gjinore që dalin nga Strategjia për Drejtësi Tranzicionale si dhe veprimet që ndërlidhen me zbatimin e Strategjisë dhe Planit të Veprimit për Mbrojtje nga Dhuna në Familje, Dhuna ndaj Grave dhe Dhuna me Bazë Gjinore.
Zhvillimi i projekteve për përfshirjen e ndjeshmërisë gjinore në ndërtimin e politikave është një komponentë e veçantë për vazhdimin e bashkëpunimit dhe koordinimit si garancë për të quar përpara partneritetin mes Ministrisë së Drejtësisë dhe UN Women.