Skip to content
Ministrja Haxhiu vizitoi ekspozitën “Trilogji vizuale për të pagjeturit e luftës”

Ministrja Haxhiu vizitoi ekspozitën “Trilogji vizuale për të pagjeturit e luftës”

Prishtinë, 04/09/2024

Kjo ekspozitë prek thellësisht fatin tragjik të mijëra qytetarëve tanë—burra, gra dhe fëmijë—të rrëmbyer dhunshëm dhe të zhdukur pa gjurmë gjatë luftës së fundit në Kosovë. Për këta njerëz, koha ndaloi, duke lënë pas vetëm kujtime të trishta të përjetësuara në fotografi që flasin për mungesën e tyre të pazëvendësueshme.

Çdo fytyrë që shfaqet në këto imazhe ngjall dhimbje dhe mall të pashuar për ata që ende nuk dihet ku ndodhen apo çfarë u ka ndodhur.

Edhe 25 vite pas luftës, Serbia ende nuk ka kërkuar falje për krimet e kryera në Kosovë e as nuk ka dhënë informacione për qytetarët tanë të zhdukur me dhunë

Foto Galeria

Skip to content