Skip to content
Ministrja Haxhiu vizitoi familjet strehuese në Gjilan, Shtime dhe Ferizaj

Ministrja Haxhiu vizitoi familjet strehuese në Gjilan, Shtime dhe Ferizaj

Prishtinë, 15/05/2024

Ministrja Haxhiu tha se strehimi familjar është forma më e mirë e mbrojtjes për fëmijë pa përkujdesje prindëror andaj premtoi përkushtim maksimal që familjet strehuese të kenë trajtim të dinjiteteshëm, ashtu siç është përcaktuar me Ligjin për Shërbime Sociale dhe Familjare.

Tutje, ministrja Haxhiu tha se ambienti i ngrohtë familjar është vendi ku një fëmijë mund të rritet e të zhvillohet normalisht dhe këtë ambient, sipas saj sot e ka parë tek familjet strehuese.

Në fund, ministrja Haxhiu tha se e gëzon fakti që të gjithë ishin mirënjohës për punën dhe angazhimin e Qeverisë dhe Ministrisë së Drejtësisë si dhe falënderoi organizatat UNICEF, OFAP dhe KOMF për gjithë angazhimin e tyre në mbështetje të familjeve strehuese.

Foto Galeria

Skip to content