
Në takim me kryetarin, Mahir Tutuli, ministrja Haxhiu u njoftua me punën, sfidat që ndërlidhen kryesisht me nevojën për shtimin e numrit të gjyqtarëve, bashkëpunëtorëve dhe stafit administrativ.
Ministrja Haxhiu tha se gjatë kësaj vizite ka takuar gjyqtarët të cilët edhe përkundër ngarkesave me numrin e lëndëve, ishin me plot vullnet në adresimin e lëndëve.
Në fjalën e saj, ministrja Haxhiu tha se Gjykata Komerciale si institucion i rëndësishëm është prioritet i përbashkët institucional që do të fuqizohet edhe me shtimin e kapaciteteve të saja.