
Ministrja Haxhiu u interesua për trajtimin e tyre në punë si dhe diskutoi bashkë me ato për rëndësinë e përmirësimit të pozitës së grave në shoqëri dhe në vendet ku punojnë.
Ministrja Haxhiu bashkëbisedoi me gratë rreth politikave dhe nismave ligjore që Qeveria, përkatësisht Ministria e Drejtësisë ka ndërmarrë për të avancuar drejt një raporti më të barabart me mbështetje më të plotë ndaj grave.