Skip to content
Ministrja Haxhiu vizitoi në Handikos personat me aftësi të kufizuar

Ministrja Haxhiu vizitoi në Handikos personat me aftësi të kufizuar

Prishtinë, 03/12/2022

Trajtimi i personave me aftësi të kufizuara kërkon shërbim cilësor e profesional dhe për të arritur këtë standard, vëmendja dhe mbështetja institucionale është shumë e nevojshme, tha ministrja Haxhiu. 

"Jetojmë në një vend, në një kohë me plot halle e vështirësi dhe këto mund të ndjehen edhe më shumë tek personat me nevoja të veçanta dhe familarët e tyre. Por mbetet e rëndësishme që përveç familjarëve mbështetje dhe përkujdesje të kenë edhe nga organet kompetente". 

Hendikos ka një rol tejet aktiv dhe të suksesshëm në këtë drejtim dhe vërtetë janë për tu përgëzuar për punën e palodhshme që bëjnë. 

Ministrja tha se dyert në kabinetin e saj edhe për personat me nevoja të veçanta janë të hapura si dhe jemi bashkëpunues edhe për porpozimet që mund të vijnë sa i përket ndonjë nisme legjislative përmes së cilave mund të avancojmë të drejtat për  personat me aftësi të kufizuara.

Foto Galeria

Skip to content