Skip to content
Ministrja Haxhiu vizitoi Qendrën për Punë Sociale në Podujevë

Ministrja Haxhiu vizitoi Qendrën për Punë Sociale në Podujevë

Prishtinë, 25/05/2023

Gjatë takimit, ministrja Haxhiu është njoftuar nga afër me sfidat, kërkesat të cilat i paraqesin qytetarët në këtë adresë, të dhënat që ka kjo Qendër dhe aktivitetin që ajo zhvillon.

Haxhiu tha se është e vetëdijshme për sfidat dhe boshllëqet ligjore që kanë Qendrat për Punë Sociale, andaj siç tha duke parë këtë gjendje, si ministre ka formuar një grup punues i cili përmes një analize ka pasqyruar nevojat dhe problemet e këtyre institucioneve sociale.

Ministrja Haxhiu tha se gjithçka që është në mundësi dhe kompetencë të Ministrisë së Drejtësisë do të shqyrtohet për t’i mbështetur Qendrat për Punë Sociale, në aspektin ligjore, institucional dhe funksional.

Ndërsa drejtoresha për Mirëqenie Sociale në Komunën e Podujevës, Adelina Stublla falënderoi ministren Haxhiu për përkushtimin dhe shprehur gatishmëri për bashkëpunim mes institucioneve qendrore dhe atyre lokale për forcimin e shërbimeve sociale.

Skip to content