
Ministrja Haxhiu vlerësoi lartë përkushtimin e kësaj shoqate dhe u interesua më shumë rreth sfidave me të cilat ballafaqohet kjo shoqatë si dhe gratë viktima të dhunës të cilat kërkojnë trajtimin nga Medica Gjakova.
Ministrja i informoi më shumë rreth nismave ligjore që kanë të bëjnë me mbrojtjen e viktimave të të gjitha kategorive të dhunës si dhe ofroi mbështetjen institucionale për ato.