
Gjatë kësaj vizite, ministrja Haxhiu është njoftuar për së afërmi me punët e deritanishme, sfidat dhe prioritet e Këshillit Gjyqësor të Kosovës.
Ministrja Haxhiu tha se KGJK-ja mbetet pika kryesore e sistemit të drejtësisë, ndërsa ofroi përkrahje dhe ndihmë institucionale në përballimin e sfidave që ka ky institucion.
Gjatë këtyre takimeve, ministrja Haxhiu dhe kryesuesi i KGJK-së, z. Çoçaj diskutuan edhe për kërkesat buxhetore, në mënyrë që së bashku të kujdesën për plotësimin e tyre për një gjyqësor më efikas në luftën kundër krimit dhe korrupsionit.
Po ashtu, ministrja Haxhiu si fokus të veçantë të diskutimit ka pasur edhe reformën në drejtësi, përshpejtimin e zgjidhjes së lëndëve të vjetra, bashkëpunëtorët profesional, statusin e punonjësve të administratës gjyqësore, transparencën, llogaridhënien etj.
Ndërsa, kryesuesi i KGJK-së, Skënder Çoçaj falënderoi ministren Haxhiu për vizitën dhe i uroi detyrën e re duke e njoftuar më pas me punët e deritanishme, sfidat dhe prioritetet me të cilat përballet sistemi gjyqësor në Kosovë.