Skip to content
Ministrja Haxhiu zhvilloi një takim konsultativ me përfaqësuesit e organizatave të shoqërisë civile

Ministrja Haxhiu zhvilloi një takim konsultativ me përfaqësuesit e organizatave të shoqërisë civile

Prishtinë, 23/08/2022

Në kuadër të angazhimit kundër fenomenit të dhunës në familje dhe dhunës ndaj grave dhe dhunës me bazë gjinore dhe me qëllim të aktiviteteve në kuadër të 16 Ditëve të aktivizimit kundër dhunës në familje, Ministrja dhe Koordinatorja nacionale kundër dhunës në familje, sot zhvilluan një takim me përfaqësuesit e organizatave të shoqërisë civile.

Në këtë takim, Ministrja theksoi domosdoshmërinë që fushata kundër dhunës në familje, në përputhje me mandatin, të udhëhiqet nga Ministria e Drejtësisë në bashkëpunim të ngushtë me akterët tjerë dhe organizatat e shoqërisë civile.

Në këtë takim, përfaqësuesit e organizatave të shoqërisë civile, njoftuan për aktivitetet që kanë planifikuar dhe për të cilat janë duke punuar me ç'rast dëshmuan edhe njëherë vullnetin për angazhim, kundër një fenomeni të rrezikshëm për shoqërinë tonë.

Takime të tilla do të ketë edhe ditët në vijim si me institucionet, organizatat por edhe partnerët që mbështesin aktivitetet me qëllim të ndërgjegjësimit qytetarë ndaj këtij fenomeni.

Skip to content