Skip to content
Ministrja Haxhiu zhvilloi një takim me homologun nga Ministria e Drejtësisë në Republikën e Shqipërisë, Ulsi Manja

Ministrja Haxhiu zhvilloi një takim me homologun nga Ministria e Drejtësisë në Republikën e Shqipërisë, Ulsi Manja

Prishtinë, 06/10/2021

Në këtë takim u diskutua për ecurinë e reformave në drejtësi në dy vendet, agjendat legjislative, nismat e ndërmarra dhe të planifikuara, forcimin e bashkëpunimit juridik, si dhe këmbimin e përvojave në aspektet pozitive për të përfituar sa më shumë nga praktikat e mira të njëra-tjetrës për konsolidimin e sistemit të drejtësisë në përgjithësi.

Shqipëria dhe Kosova do rrisin bashkpunimin, si nevojë e domosdoshme që të dy vendet, përkrah e në ndihmë të njëra-tjetrës, të forcojnë sistemin e drejtësisë me qëllim të krijimit të një ambienti më të mirë për qytetarët e të dy republikave tona.

Skip to content