
Në bashkëpunim me organizatën “Durmish Aslano” në Prizren, ministrja Haxhiu ka zhvilluar një takim me gratë nga komuniteti rom, për të diskutuar nga afër lidhur me fenomenin e dhunës me bazë gjinore dhe dhunën në familje.
Angazhimi kolektiv i grave dhe vajzave nga të gjitha komunitetet si dhe bashkëpunimi institucional janë rruga e cila do të na shpinte drejt një ambienti më të sigurt, ku respektohet dinjiteti, të drejtat dhe liritë e të gjithëve pa dallim, dhe ku mbrojtja dhe siguria janë të garantuara.