Skip to content
Ministrja Haxhiu, zhvilloi takohet me kryetarin e komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini

Ministrja Haxhiu, zhvilloi takohet me kryetarin e komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini

Prishtinë, 01/12/2023

Ministrja Haxhiu pas takimit me kryetarin Xheladini, zhvilloi një takim miqësor me gratë dhe të rejat nga Dragashi. Ky takim ishte një platformë e rëndësishme për të dëgjuar nga qytetaret dhe për të mësuar më shumë rreth sfidave dhe mundësive në luftën kundër dhunës me bazë gjinore në këtë komunitet.

Gjatë kësaj vizite, ministrja Haxhiu inkurajoi raportimin e çdo lloj dhune dhe prezantoi mekanizmat dhe burimet e disponueshme për ndihmë dhe mbështetje. Ky angazhim vjen në kuadër të fushatës "16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore", ku Ministria e Drejtësisë ka hartuar një sërë aktivitetesh për të thelluar ndërgjegjësimin dhe ndihmën për viktimat e dhunes.

Foto Galeria

Skip to content