Skip to content
Ministrja Haxhiu zhvillon vizitë zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar

Ministrja Haxhiu zhvillon vizitë zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar

Prishtinë, 05/02/2024

Gjatë këtij takimit me deputeten, ministrja Haxhiu dhe deputetja Kearns diskutuan për çështje të rëndësishme të cilat ndërlidhen me bashkëpunimin në mes të dy vendeve e të cilat kanë të bëjnë më mbështetjen e vazhdueshme të Britanisë së Madhe ndaj Kosovës, forcimin e sundimit të ligjit, por edhe për situatën politike në Republikën Kosovës.

Në këtë takim, Ministrja Haxhiu foli për progresin e vendit dhe veprimet e Qeverisë së Kosovës drejt ruajtjes së sigurisë dhe shtrirjes së sovranitetit në gjithë territorin e Republikës dhe gjithashtu, për adresimin e dhunës në familje dhe vetëdijesimin përmes veprimeve konkrete dhe kampanjave vetëdijësuese.

Ministrja Haxhiu falënderoi deputeten Kearns dhe Mbretërinë e Bashkuar për bashkëpunimin e vazhdueshëm lidhur me anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Në kuadër të kësaj vizite, ministrja Haxhiu u takua gjithashtu me përfaqësuesit e Komisionin për emërime Gjyqësore të kryesuar nga Lordi për Drejtësi, Mark Warby, të cilët i njoftoi për avancimin e standardeve të integritetit me rastin e përzgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të rinj dhe punën në proces lidhur me integritetin, disiplinën dhe vlerësimin e performancës.

Takimet me përfaqësues të lartë të Mbretërisë së Bashkuar, do të vazhdojnë ditët në vijim.

Foto Galeria

Skip to content