Skip to content
Ministrja Hoxha: Bashkëpunimi me Austrinë do të thellohet

Ministrja Hoxha: Bashkëpunimi me Austrinë do të thellohet

Prishtinë, 19/10/2016

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, ka takuar ambasadorin austriak në Republikën e Kosovës, Gernot Pfandler dhe me këtë rast e njohu me prioritetet e ministrisë.

 “Marrëdhëniet tona me Austrinë duhet të ri-fuqizohen në përputhje me Konventat e Këshillit të Evropës, ndihmën e ndërsjellë juridike në çështjet penale dhe me protokollet shtesë të këtyre konventave”, theksoi ministrja Dhurata Hoxha.

Ambasadori Pfandler përgëzoi ministren Hoxha në përkushtimin e saj për fuqizimin e sundimit të ligjit dhe theksoi se ka mundësi të mira për thellimin e bashkëpunimit duke ofruar përkrahje në forcimin e shtetit ligjor dhe procesin euro-integrues të Kosovës.

Foto Galeria

Skip to content