
Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, ishte e ftuar në Tryezën mbi „Sistemin Gjyqësor dhe Ligjin e ri për Falimentim“ e organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane.
Në këtë tryezë, me theks të veqantë ministrja Hoxha diskutoi mbi fokusin dhe rëndësin që u dedikon ministria e drejtësisë sektorit të sundimit të rendit dhe ligjit e që ndikojnë drejtë përsëdrejti në zhvillimin ekonomik në vend. Ajo vuri në pah sfidat me të cilat aktualisht ballafaqohet sistemi i drejtësisë në vend, me theks të veqant Gjyqësori, ku mes tjerash numri i madh i lëndëve paraqet problem për gjithë sistemin e sundimit të ligjit.
Ministrja Hoxha, potencoi se duhet dhënë hapësirë e veçantë legjislacionit komercial, legjislacion ky i cili luan rol kyç në zhvillimin ekonomik të vendit, njëherit konsideroj se infrastruktura ligjore dhe zbatimi i ligjit janë parakushte për të bërit biznes në vend dhe rrjedhimisht edhe për zhvillimin ekonomik të vendit.
Me këtë rast, ministrja Hoxha vlerësoi rëndësin e hyrjes në fuqi të ligjit të ri për falimentimin, ligj ky i cili do të mundësoj krijimin e kornizës ligjore që do t`u ofroj të gjitha bizneseve qasje në procedura të strukturuara në procesin e falimentimit.
Ministrja Hoxha u zotua për përkrahje, njëherit theksoi se një ndër prioritetet e para do ta ketë adresimin e problematikave të ndryshme përmes legjislacionit komercial dhe shpreh përkushtimin e ministrisë për të kontribuar sa më shumë në këtë drejtim. Në funksion të kësaj është edhe puna që bën Ministria e Drejtësisë me profesionet e lira, në veçanti Përmbaruesit Privat dhe Ndërmjetësimi.
Ministrja Hoxha, konsideroi se puna e përbashkët në këtë drejtim do të rezultoj me efikasitet më të madh të të gjitha institucioneve përkatëse në këtë proces dhe e gjithë kjo në funksion të zbatimit të ligjit si parakusht për zhvillimin ekonomik të vendit.