Skip to content
Ministrja Hoxha e përkushtuar për të përkrahur Odën e Avokatëve

Ministrja Hoxha e përkushtuar për të përkrahur Odën e Avokatëve

Prishtinë, 01/08/2016

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha priti në takim Kryetarin e Odës së Avokatëve të Kosovës z. Osman Havolli.

Në takim, ministrja Hoxha falënderoi kryetarin e Odës së Avokatëve për angazhimin dhe punën e deritanishme në funksionimin e këtij institucioni, njëherësh shfaqi përkushtimin e saj për fuqizimin e bashkëpunimit edhe në të ardhmen.

Z. Havolli e informoi Ministren Hoxha për punët e deritashme si dhe sfidat me të cilat përballet ky institucion, ndërsa kërkoi nga ministrja që koordinimi dhe bashkëpunimi i deritanishëm të vazhdojë edhe më tutje.

Me këtë rast, ministrja Hoxha theksoi se është e përkushtuar në ofrimin e përkrahjes dhe ndihmës institucionale në tejkalimin e sfidave, ndërsa kërkoi që transparenca, llogaridhënia dhe efikasiteti të jenë prioritete kyçe në planifikimin e punëve. 

Foto Galeria

Skip to content