Skip to content
Ministrja Hoxha e përkushtuar për të vazhduar bashkëpunimin në mes të Ministrisë së Drejtësisë dhe UNDP-së

Ministrja Hoxha e përkushtuar për të vazhduar bashkëpunimin në mes të Ministrisë së Drejtësisë dhe UNDP-së

Prishtinë, 27/07/2016

 Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, priti në takim përfaqësuesin e UNDP-së për Kosovë z. Andrew Russell. 

z. Russell, me këtë rast përgëzoi Ministren Hoxha për marrjen e detyrës së re dhe ofroi përkrahjen e plotë të UNDP-së në përmbushjen e detyrave të Ministrisë dhe inkurajoi Ministren në realizimin e detyrave të saj institucionale. 

Me këtë rast, Ministrja Hoxha, potencoi vullnetin dhe përkushtimin e saj në përmirësimin e gjendjes në drejtësisë, duke theksuar nevojën për reforma dhe strategji efektive në drejtim të sundimin e rendit dhe ligjit.

Po ashtu, ajo vuri në dukje rëndësinë e transparencës në funksion të efikasitetit, rritjen e përgjegjshmërisë në drejtësi dhe luftimin e dukurive negative. 

Ministrja Hoxha mirëpret vazhdimin e bashkëpunimi me UNDP-në në ngritjen e cilësisë së kapaciteteve në drejtësi. 

Foto Galeria

Skip to content