Skip to content
Ministrja Hoxha e përkushtuar të respektoj kornizën ligjore dhe zbatimin e standardeve ndërkombëtare për personat e privuar nga liria

Ministrja Hoxha e përkushtuar të respektoj kornizën ligjore dhe zbatimin e standardeve ndërkombëtare për personat e privuar nga liria

Prishtinë, 31/08/2016

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, priti në takim njoftues Kryetarin e Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut, z. Bexhet Shala.
Në takim, z. Shala uroi Ministren Hoxha për detyrën e re, njëherit falënderoi Ministren për bashkëpunimin e deritanishëm, korrekt dhe profesional, njëherit ofroi bashkëpunim edhe në të ardhmen. 

Ai gjithashtu, njoftoi Ministren Hoxha rreth punëve dhe angazhimeve në kuadër të monitorimit të drejtave të njeriut në përgjithësi, si dhe angazhimin në kuadër të mandatit për monitorimin dhe respektimin e të drejtave të njeriut në institucionet e ndalimit, qendrat e paraburgimit dhe qendrat korrektuese, ku vlerësoi lartë gjendjen e sigurisë, kushteve dhe trajtimit të burgosurve me theks të veçantë në respektimin e kornizës ligjore vendore, si dhe zbatimin e standardeve ndërkombëtare për personat e privuar nga liria.

Në takim, ministrja Hoxha u zotua se do të vazhdojë edhe më tutje në thëllimin dhe vazhdimin e bashkëpunimit dhe koordinimit me të gjithë akterët institucional, organizatat joqeveritare dhe akterë tjerë duke ju dhënë hapësirë dhe përkrahje të nevojshme.

Foto Galeria

Skip to content