Skip to content
Ministrja Hoxha: Gjykatat kanë rol kyç në fuqizimin e sundimit të ligjit

Ministrja Hoxha: Gjykatat kanë rol kyç në fuqizimin e sundimit të ligjit

Prishtinë, 07/02/2017

Ministrja Hoxha posaçërisht diskutoi rreth çështjes së suspendimit të zyrtarëve publik me qëllim që organeve të drejtësisë e veçmas t’i mundësohet kryerja e punës në mënyrë efikase dhe me qëllim të shmangies eventuale të mundësisë së pengimit të procedurave hetimore dhe gjyqësore.

“Suspendimi i kategorive të caktuara të zyrtarëve publik, konsiderohet si mundësi e mirë që organet e drejtësisë t’i kryejnë detyrat dhe përgjegjësitë kushtetuese dhe ligjore në mënyrë efikase dhe efektive, si dhe konsiderohet si rrethanë që i kontribuon luftimit më të suksesshëm të krimit të organizuar dhe korrupsionit. Fuqizimi  i sundimit të ligjit është thelbësor për synimet tona integruese”, theksoi ministrja Hoxha.

Për këtë shkak, theksoi ministrja Hoxha, synojmë që përmes ndryshimeve eventuale të legjislacionit ekzistues apo hartimit të ligjit të ri, pa paragjykuar fajësinë apo pafajësinë e zyrtarëve publik, të njëjtit të suspendohen nga marrëdhënia e punës, nga  institucionet të Republikës së Kosovës në rast të ngritjes së aktakuzës për vepra të caktuara penale dhe atë veprat të cilat ndërlidhen me korrupsionin, krimin e organizuar si dhe me keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Në takim, u zhvillua debat produktiv rreth fuqizimit të sundimit të ligjit, ngritjen e transparencës dhe llogaridhënies. Ministrja theksoi se mirëpret kontributin e secilit institucion të sistemit të drejtësisë, që projektligjet e propozuara, amandamentimet apo gjatë procesit të hartimit, të jetë sa më gjithëpërfshirës.

Kryetari i Gjykatës themelore në Mitrovicë, diskutoi për sfidat dhe të arriturat e kësaj gjykate duke e konsideruar vizitën si tejet të frytshme dhe domethënëse për shkak të qëllimeve të njëjta, fuqizimin e sundimit të ligjit dhe zbatimin e ligjit.

Në takim, ministrja Hoxha foli për rëndësinë e disa projektligjeve që gjenden në proces si projektligjin e Gjykatave, Për përgjegjësinë disiplinore për gjyqtarë e prokurorë, Ligjin për kundërvajtje, Procesi i rishikimit të Kodit penal dhe procedurës penale, hartimin e Kodit civil, duke sjellë praktikat më të mira nga BE-ja.

Foto Galeria

Skip to content